Arrestohet një 39-vjeçar i akuzuar për “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin, me inicialet B. B., 39 vjeç.

Sipas policisë, pas një konflikti në rrugën “Zydi Herri” 39-vjeçari ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.