Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë. 35-vjeçari Arben Gjeci nga Zallbastari ka shkuar dje në mbrëmje në spitalin e Traumës me plagë në kokë. Bluzat e bardha e kanë futur direkt në sallën e operacionit, por nuk ka mundur të shpëtojë për shkak të dëmtimeve. Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve.

Policia ka nisur hetimet ndërsa ka mësuar nga të afërmit se 35-vjeçari ka rënë nga një lartësi. Nisur nga plagët e shumta, policia është thelluar në hetime për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.