Turku Nejdet Cesuroglu, i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për laboratorin e heroinës në Has është gjetur i vdekur në Prishtinë.

48-vjeçari turk Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por burime ende jo zyrtare thonë se ai është gjetur i vdekur në 2 dhjetor 2018 dhe se deri tani ngjarja nuk ishte bërë publike.

Cesuroglu ishte në kërkim si një nga personat që kishin organizuar ngritjen e laboratorit të heroinës në Brenogë të Hasit. Në banesën ku turku u gjet i vdekur, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine. Dyshohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij.