Një shqiptar ka ndërruar jetë teksa po punonte në Buccinasco të Italisë.
Ai ishte angazhuar në ndërtimin e një sistemi elektrik, kur papritur një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarr në kabinë. Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar 31-vjeçar, pësoi djegie të rënda në fytyrë.
31-vjeçari u dërgua në spital por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të bënin asgjë për të.





