Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg në mungesë për shtetasin Advjol Dobin, administratorin e kompanisë "DH Albania" që fitoi dy tendera me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.

Kjo kompani është përfshirë në skandalin e dy tenderave me vlerë 30 milionë euro, përmes dokumenteve të falsifikuara, tek Unaza e Re dhe për linjën e OST, Burrel Peshkopi.

Avdjol Dobi është shpallur në kërkim policor që prej zbulimit të skandalit, pasi DH-Albania fitoi lotin e parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 18 mln euro, tender që u anulua më pas.

Në sistemin TIMS Dobi nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria por ai nuk iu është përgjigjur tre thirrjeve të prokurorisë për t'u paraqitur.