Jep dorëheqjen Wess Mitchell, diplomati kryesor për çështjet evropiane në Departamentin e Shtetit, duke krijuar një boshllëk të rëndësishëm në një kohë kur liderët evropianë po vënë në pikëpyetje angazhimin e Presidentit Trump.
Mitchell, 41 vjeç, përmendi arsyet personale dhe profesionale në një letër të dorëheqjes të 4 janarit, që ai i paraqiti Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike është 15 shkurt.





