Dy shqiptarët e arratisur nga burgu grek mbrëmjen e 1 janarit, janë arrestuar nga forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me policinë e Athinës.
Në pranga kanë përfunduar Leonard Pepa dhe Elvis Pepa (nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin), të cilët u arratisën nga burgu Koridhalo.
Shqiptarët ishin fshehur në bodrumin e një shtëpie të djegur në Mati dhe kanë qenë të armatosur, por nuk kanë hapur zjarr ndaj policisë greke.
Ata ishin dënuar për vjedhje dhe grabitje ndaj të moshuarve dhe vuanin dënimin në sektorin D të burgut.
Sipas policisë greke shqiptarët kanë prerë hekurat e dritares, kanë dalë në “zonën e vdekur” dhe janë varur me litarë në pjesën e jashtme të murit të burgut duke arritur të arratisen.





