Një banesë është djegur plotësisht në Memaliaj. Bëhet fjalë për shtëpinë e shtetasit Ramadan. B, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Mësohet se zjarri ka shkrumbuar të gjitha pajisjet e shtëpisë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

E zonja e shtëpisë sapo ka parë shkëndijen e zjarrit ka njoftuar Repartin Zjarrefikës të Tepelenës e cila thuhet se ka ardhur 60 minuta me vonesë.