Një person i cili punonte si roje në një institucion shtetëror në Shkodër, është gjetur i vdekur.

Mëngjesin e sotëm, është gjetur i pajetë roja i Zyrës së Punës së qytetit verior.

Viktima është 58-vjeçari Agron Gokovi, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Paraprakisht mendohet se Gokovi, mund të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti.

Lidhur me rrethanat e vdekjes së tij, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë.