Çlirim Hoxha, shoferi i makinës i cili shkaktoi aksidentin në Arrëz të Devollit, ku si pasojë humbi jetën mësuesja Luiza Dule 48 vjeçe, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit në Korçë.
Teksa gjykata e Shkallës së Parë vendosi arrest me burg për Hoxhën, Apeli e la të lirë me kusht garancinë pasurore prej 3 mln lekë të vjetra.
Aksidenti ndodhi më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ku në fuoristradën ku po udhëtonin 7 persona, humbi jetën mësuesja, ndërsa u plagos infermierja dhe 5 persona të tjerë.





