Një tjetër viktimë është shënuar nga i ftohti në Pogradec, duke e çuar në 3 numrin e viktimave në qarkun e Korçës.

Ajet Zikollari 53 vjeç, ka humbur jetën në fshatin Selcë e Sipërme.

Sipas banorëve të zonës, Zikollari kishte shkuar me një gomar për të marrë ushqime për familjen në Proptisht, por nuk ishte kthyer.

Familjarët dhe të afërmit e tij nisën kërkimet, pasi 53-vjeçari nuk ishte kthyer prej dy ditësh. Pasditen e djeshme ai është gjetur i ngrirë në dëborë.