Ky është Gani Burreli, 50 vjeç, shqiptari më i kërkuar në Europë, i cili bën pjesë në listën prej 54 kriminelësh të Europolit. 

Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 qershor të 2016-s.

Burreli akuzohet së bashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin. Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur.

Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.