14 familje janë të izoluara si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës në Zall Dardhë të Dibrës, ku një 50-vjeçar ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Islam Hoxha, i cili sipas familjarëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kanë qenë pikërisht të afërmit e tij që kanë vënë alarmin dhe kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri për të marrë 50-vjeçarin.

Mësohet se 14 familjet e bllokuara nuk komunikojnë dot me qytetin e Peshkopisë për t'u furnizuar me ushqime.