FNSH-ja ka sekuesteruar dy çanta me lëndë narkotike të dyshuar kanabis në qytetin e Gjirokastrës,në afërsi të vijës së gjelbër pranë Postës së vjetër të Mullirit pranë Kakavijës.
Të arrestuar janëy shtetasit Armando Armaçi, 30 vjeç nga Kuçova, banues në Ksamil dhe Theodhori Lici nga fshati Grapsh, Dropull, 30 vjeç.
Ata janë pikasur rreth orës 17:00 nga shërbimet e FNSH-së që patrullojnë kufirin e gjelbër në këtë zonë. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa nuk ka të dhëna për destinacionin dhe sasinë e drogës, e cila u bllokua pas ndërhyrjes së FNSH-së.





