Një gabim “përkthimi”, një keqkuptim i thjeshtë dhe Siti rrezikoi të blinte Mesin. Mesin, atë me “i” në fund dhe jo “messy”, që në anglisht do të thotë e çrregullt, e rrëmujshme.

Dhe ishte pikërisht “messy” situata në të cilën u gjend në 2008-ën sheiku Mansur, i cili po bisedonte atëherë me tajlandezin Shinauatra për t’i blerë klubin. Gjithçka gati thuhet në librin e fundit që flet për financat e futbollit dhe publikohet nga “The Times”, nëse nuk do ishte Shinauatra që do t’i kërkonte një nder të vogël në fund pronarit të ri për të blerë një lojtar të klasit botëror.

Mungonin vetëm pak orë nga rënia e gongut të merkatos dhe situata ishte bërë “messy”, ashtu siç i thotë në telefon drejtorit të përgjithshëm Kuk një bashkëpunëtor i tij dhe ai e keqkuptoi sikur i tha të futemi për Mesin dhe miratoi menjëherë ofertën për Barcelonën: 50 milionë sterlina dhe përgjigjen e katalanasve imagjinojeni. Siti bleu në fund Robinjon nga Real.