Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi u aksidentua në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet R.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin me inicialet I.Q., 58 vjeç, i cili drejtonte një motoçikletë. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.