Policia italiane ka prangosur një shqiptar 22-vjeçar, pasi u zbulua se shiste drogë përmes kontakteve që vendoste më parë në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Mediat italiane shkrujanë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua nga karabinierët e Vaiano ne Toskana.

Ai tregtonte jo vetëm hashash e marijuanë, por edhe droga sintetike të llojit “AK47” e “K2”. 

Këto cilësohen si shumë e rrezikshme, pasi jep efekte të rënda me një rrezik gati 30 herë më të lartë në krahasim me kanabisin bimor. I riu u la në arrest shtëpie.