Grabitet një kambist në mes të ditës në Tiranë, konkretisht në rrugën "Mine Peza".

Dy autorët e dyshuar kanë qenë me motor, pasi e kanë goditur me sende të forta i kanë marrë një çantë me para.

Fillimisht ngjarjen e ka denoncuar ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, grabitja ka ndodhur vetëm 100 metra larg komisariatit nr 3 dhe efektivët e policisë kanë arritur 15 minuta me vonesë.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve të grabitjes.