Një shpërthim i fuqishëm është shënuar paraditen e sotme në një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e Fushë Krujës.

Paraprakisht dyshohet se shtyllës i është vendosur lëndë plasëse, për ta hedhur në erë.

Në vendin e ngjarjes ndodhen ekspertët e policisë, të cilët po hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes.

Sakaq mësohet se shtylla e dëmtuar, është e linjës Tiranë2- Podgoricë.