Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor të vitit 2018, nga një ekip agjentësh sauditë në konsullatën saudite në Stamboll.

Televizioni shtetëror turk ka publikuar një video teksa një person shihet duke dalë nga konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll me çanta në duar, në të cilat dyshohet se gjendeshin pjesët e trupit të gazetarit të vrarë.

Ende nuk ka një reagim nga autoritetet saudite lidhur me dyshimet për atë çfarë po transportohej në këto çanta, por nga ana tjetër, videoja po bën xhiron e botës.

Qeveria saudite e mohoi fillimisht vrasjen e gazetarit, por më pas ndryshoi qëndrim duke pranuar se ai ishte vrarë aksidentalisht në konsullatë pas një grindje me një ekip të dërguar për të negociuar kthimin e tij në atdhe.