Bashkimi Europian nëpërmjet Agjendës së Lidhjes (nisma e Berlinit) ka rënë dakord të financojë katër projekte të infrastrukturës në Shqipëri. Ato janë Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, 2 kalata në Portin e Durrësit, Autostrada Adriatiko -Joniane dhe Linja e transmetimit të energjisë me Maqedoninë.

Një raport monitorimi nga Fondi i Ballkanit i financuar nga Komisioni Europian i publikuar së fundmi ka gjetur se autoritet shqiptare deri më sot nuk kanë mundur të vlerësojnë se sa është vlera e plotë e këtyre projekteve në të cilat BE ka vendosur ti financojë pjesërisht.

Gjithashtu raporti thotë se Shqipëria nuk ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për realizimin e projekteve, që nënkupton një zbatim të rregullt në një kornizë afatshkurtër të masave për Agjendën e Lidhjes në sektorët e transportit dhe energjisë, siç është rënë dakord gjatë Samitit të Vjenës.

Deri më tani, këto masa kanë pasur zbatim të fragmentuar nivel, vëren raporti i Monitorimit. Ekspertët vërejtën se duhet të përshpejtohet harmonizimi i legjislacionit vendas me acquis të Bashkimit, i shoqëruar nga një adoptim efektiv dhe zbatimi i rregulloreve TEN-T dhe TEN-E.

Progres kërkohet edhe në financimin dhe shpërndarjen në kohë të punimeve të lidhura me programin fiskal të Shqipërisë dhe me standardet e Bashkimit për cilësinë e punëve publike. Raporti vëren se në aspektin e transparencës ekziston mungesë e publikimit të informacionit lidhur me platformat online të qeverisë.

“Në veçanti, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe mbledhjes dhe publikimit të të dhënave zyrtare për këto projekte prioritare kombëtare, të cilat pjesërisht financohen nga paratë publike. Mungesa e të dhënave zyrtare, informacioni lehtësisht i qasshëm, dukshmëria dhe transparenca rrezikon të pengojnë besueshmërinë e përgjithshme të kësaj përpjekjeje të përbashkët”, cilëson raporti i Monitorimit për Agjendën e Lidhjes 2016.

Në vitin 2015, Komisioni Europian miratoi 1 miliardë euro në grante deri në vitin 2020, nga Instrumenti i BE-së për Ndihmën e Para-Anëtarësimit, për të mbështetur Axhendën e Lidhjes në Ballkanin Perëndimor. Projektet e miratuara për secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë vlerësuar një komponent i fortë rajonal dhe janë pjesërisht të financuara nga mekanizmi i financimit të BE-së dhe pjesërisht nga kontributi i vendeve të veçanta.

Pa dyshim, duke shmangur një pajtim me ritme të detyrueshme, me një retorikë politike të ndryshme, shpesh të palëvizshme ndaj njëra tjetrës, Agjenda e Lidhjes, ndër të tjera, synon krijimin e parakushteve që do t’u mundësonin vendeve të Ballkanit Perëndimor të rindërtojnë besimin reciprok dhe stabilitetin rajonal. /MONITOR