Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 122.394 kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej. 

Shifra e 11-mujorit të vitit 2018 është 15.731 kontejnerë më e lartë se sa e njejta periudhë e vitit 2017-bën me dije Sektori i Statitikave në APD.

Sipas të njejtit burim, numri i kontejnerëve të perpunuar për eksport arrin në 61.030 gjithsej, ndërsa ai i kontejnerëve TEU nga importi arrin shifrën 61.364.

Në periudhën janar-nëntor 2018 në kalatën 6 të Terminalit të Kontejnerëve janë përpunuar 167 anije të specializuara.

Gjatë së njejtës periudhë në Terminal janë përpunuar afro 1.4 milion ton mallra me kontejnerë gjithsej.