Operatori i DurrësLajm sjell pamje nga vendngjarja e grabitjes së makinës së transportit të parave në zonën e Shkozetit.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, aty shihet prania e forcave të shumta të policisë dhe grupit hetimor që po merren me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.

Kujtojmë se rreth orës 16.50, në lagjen nr.14 Shkozet, 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.