Ka nisur edhe sot protesta e banorëve së Unazës së Re. Prej rreth 2 muajsh, banorët mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projektit të Unazës së Madhe, ndërsa sot kanë zbuluar se do t’i bashkohen protestës së studentëve, pas apelit të tyre për protestë mbarëkombëtare.

 

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, sepse ai është një kriminel, hajdut dhe mashtrues. Jemi me studentët, studentët janë bijtë tanë. Nesër në orën 9 të gjithë bashkuar, të gjithë të bashkuar jemi të fituar”, tha një nga banorët gjatë protestës.