Zbulohen detaje të reja nga grabitja e parave në një automjet të policisë private që po bënte transportin e tyre drejt një banke të nivelit të dytë, në zonën e Shkozetit.

Mësohet se shuma e grabitur është 7.5 milion të reja dhe paratë i përkasin Drejtorisë së Transportit, që në këtë fundjavë po dërgonte paratë e arkëtuara tek një bankë e nivelit të dytë, që ndodhet rreth 500 metra më larg.

Vlera e parave të grabitura është konfurmuar për DurrësLajm nga drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor.

Paratë u vodhën nga tre persona të maskuar rreth orës 16.30. Ata u larguan me shpejtësi në drejtim të Shijakut me një automjet tip Benz.