Policia e Durrësit ka reaguar pas lajmit të publikuar në “DurërsLajm” në lidhje me denoncimet nga ana e qytetarëve për gjoba të padrejta.

Me anë të një sqarimi, blutë e Durrësit thonë se “Rastet e gjobave të denoncuara si të vendosura në mënyrë të padrejtë u analizuan nga ana specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor dhe u konkludua se gjobat janë vendosur konform procedurave ligjore”.

Në fund të sqarimit, policia e Durrësit bën thirrje dhe nxit këdo që konstaton shkelje apo parregullsi të denoncojë në nr. falas 112 ose në Komisariatin Dixhital!

SQARIMI I POLICISË SË DURRËSIT

Në lidhje me një lajm të publikuar në media online me pretendimin se Policia e Durrësit vendos gjoba të padrejta para festave të fundvitit, sqarojmë se:

Rastet e gjobave të denoncuara si të vendosura në mënyrë të padrejtë u analizuan nga ana specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor dhe u konkludua se gjobat janë vendosur konform procedurave ligjore.

Në vendet ku drejtuesit e mjeteve kishin parkuar mjetet ka tabela dhe viza të bardha, të cilat nuk lejojnë qëndrimin e mjeteve në atë segment rrugor.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bazuar në procedurat e punës anë në çdo kohë në shërbim të qytetarëve në kuadër të zbatimit me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, menaxhimit të trafikut në të gjitha akset rrugore të Qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë të të gjithë përdoruesve të rrugës.

Policia e Durrësit nxit këdo që konstaton shkelje apo parregullsi të denoncojë në nr. falas 112 ose në Komisariatin Dixhital!