Dëbora ka zbardhur verilindjen këtë të premte.
Reshjet e borës kanë nisur rreth orës 2 pas mesnate, dhe megjithëse me intensitet të ulët, trashësia e borës ka arritur në 10 cm.
Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme. Edhe Rruga e Kombit është tërësisht e kalueshme, ndërsa policia rrugore ka zhvilluar kontrolle për pajisjet dimërore të mjeteve që qarkullojnë në rrugën e Kombit kryesisht ato të transportit të rëndë.





