Kryeministri Edi Rama ishte sot në një transmetim live nga ERTV-ja për të dialoguar me studentët, të cilët prej disa ditësh janë në protestë.
Edhe pse studentët nuk pranuan të negociojnë apo dialogojnë me Ramën, në faqen e Facebook-ut të tij, kishte mjaft komente disa prej të cilave kryeministri përzgjodhi t'iu përgjigjej.
Mirëpo duket se për këto komente të gatshme është munduar kryetari i FRESSH-it, Eljo Hysko, i cili me disa mesazhe në Whatsapp, ka orientuar aktivistët për atë çfarë duhet të shkruajnë.
Këta të fundit nuk ia kanë çuar mundimin dëm Eljos, pasi kanë vërshuar në komente në faqen e kreut të qeverisë, të marra copy paste pa rregulluar as gabimet drejtshkrimore, siç dallohet nga fotot e mëposhtme.





