Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ka rinisur protesta e qindra studentëve në Tiranë në ditën e pestë të protestës masive.
Gjatë ditës së sotme i janë bashkuar protestës edhe studentët e Universitetit të Arteve.
Studentët janë nisur nga Korpusi në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Deri më tani, studentët kanë kërkuar që mos ketë një drejtues, por organizimi të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e dyta që të bëhen të dallueshëm nga grupe politike propozojnë që të mbajnë në dorë një shami të kuqe.
"Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në ministrinë e Arsimit", thuhet në faqen e Facebook-ut të Universiteti.info.
Edhe Lëvizja për Universitet bën thirrje që politika të qëndrojë larg studentëve.





