Në kalatën 4 të portit të Durrësit të premten paradite u ankorua jahti “I Dinasty”, një tjetër anije turistike luksoze që i shtohet atyre që kanë mbërritur gjatë stinë së verës në portin më të madh të vendit.
Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se jahti “I Dinasty” ka lundruar naten e së enjtes nga njëri prej porteve të Maltës drejt Durrësit.
Jahti me gjatësi 86 metra, i regjistruar në George Town dhe me flamur të ishujve Kaiman, qëndroi në Durrës deri në orët e vona të ditës së premte.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se për të dytin vit radhazi, edhe gjatë këtij sezoni turistik janë ankoruar në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 130 metra.





