Rrëzim në punë, në shtëpi dhe nga… pija. Këto janë tre rastet e regjistruara në Durrës e Maminas në 24 orët e fundit, ku tre persona kanë përfunduar në spital për shkak se janë rrëzuar në mënyrë aksidentale.
Fatmirësisht, të tre personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një punonjës në Porto Romano është aksidentuar gjatë punës, abuzimi me alkoolin për pak i ka kushtuar shumë një 45-vjeçar nga Durrësi, i cili në gjendje të dehur është rrëzuar dhe ka pasur nevojë për ndihmën e bluzave të bardha.
Njoftimi i policisë:
- Më datë 06.12.2018, në Porto Rromano, shtetasi Xh.B., vjeç 55, banues në Elbasan duke punuar, aksidentalisht është rrëzuar nga skela, i cili pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
- Më datë 06.12.2018, shtetasi G.M., vjeç 45, banues në Durrës, është rrëzuar (në gjendje të dehur), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
- Më datë 06.12.2018, në fshatin Rubjekë, në banesë, shtetasja L.D., vjeçe 54, është rrëzuar aksidentalisht në afërsi të sobës zjarrit dhe është djegur, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





