Protestat duket se nuk kanë të ndalur në Tiranë, ndërkohë që edhe në Shkozë banorët kanë bllokuar rrugën.

Ata janë kundër prishjes së banesave të tyre, që janë pjesë e projektit të Unazës së Re.

Banorët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve si dhe i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave.