Në reagimin e ambasadës u bëhet thirrje “gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit”.
Ambasada e SHBA shprehet se javën e ardhshme pritet përzgjedhja e anëtarëve të cilët kanë kaluar vettingun, duke bërë kështu një hap të madh drejt një drejtësie të vërtetë.
Reagimi:
Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.





