Pas emisionit “Të paekspozuarit” transmetuar mbrëmjen e të enjtes, Prokuroria e Tiranë nis hetimet në lidhje me faktet e bëra publike.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore mbi rregullshmërinë e veprimeve të kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.

Verifikimi bëhet për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, "Fallsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, "Shkelje e barazisë në tendera", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet të fakteve, objekt i këtij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati të arsyeshëm.