Gjykata e Apelit ka dhënë 30 ditë heqje lirie për Iljaz Katirajn, personin që tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Edi Rama.
Rama po dilte nga Spitali i Traumës, teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe, ndërsa u qëllua nga 50-vjeçari me këpucë.
Situata e goditjes me këpucë u shmang nga truproja i kreut të qeverisë dhe forcat e policisë që arrestuan menjëherë burrin, megjithatë, vetë reagimi i Ramës ishte i ashpër çka u pa edhe me mimikën e tij.





