Studentë të universiteteve publike kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre.

Me brohoritje në kor, ata qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe pankartat që mbajnë në duar dhe mesazhet që kanë zgjedhur të përcojnë përmes tyre. 

Studentët e mjekësisë, përmes një pankarte simbolike thonë se universiteti kushton sa një veshkë. Ndërsa përmes një tjetër pankarte ata kanë ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, për investime në konviktet e fakulteteve. "Mbrëmë fjeta në konviktin 3D të inxhinierisë" thuhet në një prej pankartave që studentët mbajnë në duar.