Ashtu siç paralajmëruan edhe ditën e djeshme, studentët janë hedhur sërish sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie kanë bllokuar edhe rrugët.

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë bllokuar kryqëzimin te ‘21 Dhjetori’, ndërsa në duar mbajnë fletë me mesazhe të ndryshme drejtuar Ministrisë së Arsimit. 

Protestës së studentëve në Tiranë, i janë bashkuar edhe ata të Universiteteve të  Durrësit, Korçës, Shkodrës, Vlorës dhe Elbasanit. 

Studentët kërkojnë përgjysim të tarifave të studimit, kushte më të mira në konvikte dhe rritje të buxhetit në universitete.

Një ditë më parë, qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM 288 për të mos paguar taksën për lëndët mbartëse.