Studentët do të dalin sërish në protestë sot në përpjekje për të fituar edhe 3 kërkesat e tjera që ata kanë ndaj qeverisë.

Protesta do të nisë në orën 10:00 përpara Ministrisë së Arsimit. 

Në faqen "Universiteti. Info" në Facebook ata kanë publikuar axhendën e protestës së bashku me kërkesat që kanë.

Ftesa adresohet jo vetëm për Universitetin e Tiranës, por edhe ato në rrethe si Durrësi, Korça, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.