Banorët e zonës së ‘Astirit’ janë mbledhur sërish në protestë mbrëmjen e sotme, ndonëse ka nisur prej disa ditësh aksioni për ngritjen e kantierit të projektit. Protestës i është bashkuar edhe analisti Fatos Lubonja. Duke folur për mediat, ai rha se nuk është vetëm një protestë e banorëve të kësaj zone, por e të gjithë shqiptarëve.
“Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”, tha Lubonja gjatë një komunikimi me mediat.
Më pas, banorët i kanë veshur Lubonjës jelekun portokalli, një formë kjo simbolike e protestës duke marrë shkas nga protesta në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës.





