Të gjithë individët që përshkojnë rrugën nacionale Lezhë-Rubik, pranë fshatit Pllanë, duhet të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit pasi është me rrezik.
Rrëshqitjet vijojnë prej 10 ditësh dhe askush nuk ka marrë masa ende.
Kalimtarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi thonë se rreziku mbetet i lartë.
Fenomeni shqetësues i rrëshqitjeve të gurëve mbetet i pranishëm edhe në rrugën e Torovicës, ku pak ditë më parë u rrezikua të përsëritej tragjedia e tetorit të vitit të kaluar me tre viktima.





