Policia e Shtetit ka bërë publike listën me personat e shpallur në kërkim në qarkun e Kukësit. Në listën e më të kërkuarve nga policia janë 15 persona, mes të cilëve edhe Zylfie Haklaj, e akuzuar për vrasje dhe e dënuar me 25 vite burg.

“Ja personat e kërkuar nga Policia në qarkun e Kukësit. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, apelon Policia e Shtetit.