Një punonjës policie me banim në Durrës, por me shërbim në Stacionin e Policisë Kufitare Divjakë, u arrestua në flagrancë nga kolegët e tij, pasi u kap tapë në timon.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se “Më datë 01.12.2018, u arrestua shtetasi Sh.Sh., vjeç 57, banues në Durrës”.

Ai u kap në aksin rrugor Plazh-Divjakë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Kolegët që e kanë kapur 57-vjeçarin nga Durrësi, nuk janë treguar aspak tolerantë ndaj tij, duke zbatuar ligjin me përpikmëri për gjithësecilin që e thyen atë, duke i vënë kështu prangat.

Tashmë punonjësi i policisë do të përballet me drejtësinë nën akuzën e “Drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.