Erozioni po rrezikon të zhdukë nga harta zonën e Kune-Vainit në Shëngjin. Pishat e kufirit të fundit të brezit të rërës në Kune-Vain po rrallohen dita-ditës, me përparimin e detit drejt tokës.

Ekspertët e mjedisit thonë se bregdeti i Shëngjinit po e vuan shtrenjtë ndërhyrjen e njeriut. Specialistët kërkojnë një ndërhyrje sa më të shpejtë në këtë zonë.

Prej vitesh situata e erozionit në Shëngjin është problematike sa i përket dëmeve kolosale që janë shkaktuar. Ekspertët e mjedisit thonë se për shkak të kësaj situate ripërsëritëse, në dimër pisha të tëra përfshihen në zonë ujore.