Të paktën 3 persona pjesëmarrës në protestën e Astirit, janë shoqëruar sonte nga Policia e Shtetit. Mes të shoqëruarve është edhe një 13-vjeçar.
Banorët e kësaj zone vijojnë protestën e tyre, prej 28 ditësh, me anë të së cilës kërkojnë dëmshpërblim 100%, për objektet që preken nga projekti i “Unazës së Madhe’.
Në ditën e 28 të qendresës së tyre, ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës. Në zonë ka pasur edhe prani të forcave të policisë.





