Presidenti aktual Donald Trump e dhe paraardhësi i tij, Barack Obama, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George HW Bush, që ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Trump deklaroi se Shtëpia e Bardhë do të ulte flamurin amerikan në gjysmë shtizë. "Melania dhe unë i bashkohemi kombit që po vuan sot humbjen e ish-Presidentit. Me një origjinalitet thelbësor, grintë dhe devotshmëri për vendin e familjen e tij, Presidenti Bush ka frymëzuar breza të tërë," tha ai.

Ndërsa Barack Obama u shpreh se "Vendi humbi një patriot dhe shërbëtor të përulur. Trashëgimia e shërbimit të tij, do të mbetet gjithmonë mes amerikanëve. Ngushëllimet tona shkojnë për të gjithë familjen Bush sot dhe të gjithë ata që u inspiruan nga shembulli i George e Barbara".