Qytetarët durrsakë duhet të presin deri në fillim të javës së ardhshme për të shijuar ndezjen e dritave të bredhit të vitit të ri në qendër të qytetit.

E përvec bredhit që simbolizon festat e fundvtit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, fëmijët do të kenë mundësi argëtimi.

Një karusel e disa shtëpiza prej druri të ndriçuara do të rrethojnë bredhin e festave për të dhënë një imazh edhe më të bukur për fëmijët, ata të cilët i gezohen më së shumti këtyre festave.

Puna ka nisur në sheshin qendror “Liria” me instalimin e karuselit e do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës deri në mbremjen e së hënës në datë 2 dhjetor, kur pritet të ndizen dritat e bredhit. Këtë vit, dekorimi i qytetit është më i plotë e më i bukur jo vetëm në qëndër, por edhe në rrugët kryesore.

K.H.