Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës ka folur sërish në lidhje me plagosjen e polices Ina Nuka. Në një takim me disa protestues të “Unazës së Re” u shpreh në mënyrë diskriminuese ndaj gjendjes së efektives së policisë.
“Nuk është gjynah ajo vajza pa gishta? Të gjitha burra jemi këtu, i shkojnë sytë ndonjërit prej nesh këtu që të martohet me një gocë pa gishta?! I kemi shkatëruarr jetën dhe dashtë Zoti daltë me sukses, ajo që u bë u bë tani”, u shpreh Veliaj për gjendjen e Ina Nukës.
Deklarata e kryebashkiakut ka marrë komente e reagime të shumta në rrjet, për shkak të diskriminimit dhe lëndimit që iu shkaktohet në këto raste personave të gjymtuar apo me aftësi të kufizuara.





