Reshjet e dendura të shiut të sotëm, kanë rikthyer problematikën e njohur, përmbytjet në qytetin bregdetar të Durrësit.
Për pasojë është krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve dhe veprimtarisë normale të qytetarëve, duke bërë që brenda pak ditëve rrugët të bllokohen thuajse tërësisht për shkak të nivelit të lartë të ujit, që arrin deri në lartësinë e trotuareve. Edhe mbrëmjen e së dielëes situata ishte e njëjtë në qytetin bregdetar, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve.
Probleme janë krijuar kryesisht në afërsi të kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, te rrethrrotullimi afër stacionit të trenit, në rrugën “Aleksandër Goga”, në lagjen nr.1 etj.





