Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko në një deklaratë për mediat foli lidhur me protestën e 22 nëntorit që ndodhi te Parlamenti.
Sipas Kukos, autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masat për të hetuar shkaqet e pasojave të rënda që solli përdorimi me papërgjegjshmëri i tyre.
“Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, janë regjistruar rezultate shokuese. Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet”.
Protesta e paradites (22 nëntor) degjeneroi në dhunë pak kohë pas grumbullimit të banorëve para parlamentit, teksa në sallë diskutohej buxheti i vitit 2019.
Protestuesit u përleshën me policinë duke tentuar të çajnë me forcë gardhin e krijuar prej tyre. 15 punonjës të policisë mbetën të plagosur, dy në gjendje më të rëndë. Të plagosur mbetën edhe 3 protestues.
Reagimi:
Pas pasojave të rënda që solli përdorimi i mjeteve shpërthyese gjatë protestës së paligjshme, të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë në datën 22 nëntor 2018, autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masat për të hetuar shkaqet e pasojave të rënda që solli përdorimi me papërgjegjshmëri i tyre. Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, janë regjistruar rezultate shokuese.
Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.
Ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike. Në videot që do të ndiqni tani do të shihni vetëm disa prej rezultateve të eksperimenteve të zhvilluara, në të cilat, shihen qartë rezultatet shkatërruese që sjell përdorimi i mjeteve shpërthyese të sekuestruara më 22 nëntor 2018





