Gjykata e Krujës pranon gjykim të shkurtuar për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut.

Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku, e cila në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

25-vjeçarja mësohet se ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj.

Në rast dënimi Rraja do përftojë ulje dënimi me 1/3. Seanca e rradhës gjyqësore do të mbahet me 4 dhjetor.

Në seancën e parë të procesit me 25 tetor, avokatët e Rrajës thanë se klienti i tyre nuk i pranon akuzat, teksa parashkruan kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.